Ryan Routh është dënuar me burgim të përjetshëm për përpjekjen për të vrarë Presidentin Donald Trump në një fushë golfi në Florida në shtator të vitit 2024.
Sipas mediave të huaja, Routh, 59 vjeç, u shpall fajtor vitin e kaluar për përpjekjen për të vrarë Trumpin, i cili atëherë ishte ende kandidat për President, në Klubin Ndërkombëtar të Golfit Trump në Ëest Palm Beach.
Një agjent i Shërbimit Sekret Amerikan në zonë vuri re një tytë pushke që dilte nga shkurret dhe qëlloi drejt Routh, i cili më pas iku nga vendi i ngjarjes. Ai u arrestua aty pranë.
Në një memorandum dënimi, gjyqtarja Aileen Cannon tha se krimet e Routh "padyshimisht meritojnë një dënim me burgim të përjetshëm".
"Ai ndërmori hapa gjatë muajve për të vrarë një kandidat të rëndësishëm presidencial, demonstroi vullnetin për të vrarë këdo që i dilte përpara dhe që atëherë nuk ka shprehur as keqardhje ndaj viktimave të tij", shkroi ajo.
Routh u deklarua i pafajshëm dhe zgjodhi të përfaqësonte veten gjatë gjyqit, i cili filloi më 8 shtator.
I lindur në Karolinën e Veriut, Routh, i cili jetonte në Haëaii para arrestimit të tij, veproi vazhdimisht në mënyrë të çrregullt gjatë procedurave gjyqësore, duke përfshirë sfidën që i bëri Trumpit për një lojë golfi dhe duke iu referuar Adolf Hitlerit dhe Presidentit rus Vladimir Putin.
Pasi një juri e shpalli fajtor, Routh u përpoq të godiste veten në qafë me një stilolaps përpara se oficerët amerikanë ta shoqëronin jashtë sallës së gjyqit.
Incidenti në Florida ishte atentati i dytë ndaj jetës së Trump në vitin 2024, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një tubim fushate në Butler të Pensilvanisë, në korrik.
Komente









