Reperi Ervin Selita i njohur me pseudonimin ‘Vinzi’ është liruar nga burgu në muajin korrik pasi tentoi të vrasë pronarin e një hoteli në Tiranë një vit më parë, më 3 shkurt 2022. Vendimi për të është marrë që në korrik të këtij viti por për shkak të interesimit të mediave Prokuroria ka dhënë sot njoftimin.
Në përfundim të gjykimit, më datë 17.07.2023, Gjykata e Apelit, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar Dritan Hasani dhe anëtar Emona Muçi dhe Genti Shala, vendosi që Selita të mbajë kontakte me shërbim prove nëse nuk mbahet për shkaqe të tjera të ligjshme.
Ervin Selita ka tentuar të vrasë pronarin e një hoteli në Tiranë, pse ky i fundit nuk e la të hynte pa kartë identiteti. Në pranga përfundoi edhe e dashura e tij. 30-vjeçari gjatë konfliktit brenda ambienteve të hotelit, në rrugën "Tre Vëllezërit Kondi", ka tentuar të vrasë me armë zjarri pronarin e hotelit Zeni Xhindi.
Ngjarja nisi e kur 30-vjeçari fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit se nuk e la te hynte në hotel me të dashurën e tij pa i dhënë kartën e identitetit, por më pas sherri agravoi edhe më tej ku u përfshi edhe pronari i hotelit. Kjo ka bërë që 30-vjeçari të nxirrte armën dhe ta vriste, por ka ndërhyrë policia.
Reperi është një emër jo pak i njohur, jo shumë për muzikën e tij, sesa për përfshirjen në bandën 'Hellbanianz' në Londër, që kontrollojnë tregun e kokainës atje.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i gjen shqiptarët 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë?
-
Të bashkuar
39.2%
-
Të ndarë
50%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1106
Lajme të tjera
-
FOTO + VIDEO/ Tritol lokalit në rrugën 'Sali Butka' në Tiranë, dëme të shumta materiale! Dëmtohen edhe dy biznese ngjitur
28 Nëntor, 09:16
-
Pritja në vigjilje të festimeve të 111-vjetorit të pavarësisë, mbahet ceremonia në Pallatin e Brigadave, të pranishëm 150 kryebashkiakë nga i gjithë rajoni
27 Nëntor, 19:29
-
Paradite studente, pasdite faturino, Kamila: Theva tabu, puna është nder! Prindërit fillimisht nuk ishin dakord
27 Nëntor, 18:13
-
Djemtë e Sazeve të Korçës në Tiranë për traditën: Muzika popullore, amanet nga të parët!
27 Nëntor, 17:10
-
111 pemë nga 111 nxënës në Parkun e Varrezave të Dëshmorëve
27 Nëntor, 14:17
-
Zbardhen tre raste të vjedhjeve në Unazën e Re, në hetim 3 të mitur dhe një grua
27 Nëntor, 13:06
-
Tirana në festë! Nesër 'Parada e Shqiptarëve!' Veliaj nga Report Tv fton qytetarët në bulevard: Të parët s'pyetën për plumbat, s'na ndalin ca pika shiu! I tregojmë botës kulturën tonë
27 Nëntor, 12:43
-
Tiranë/ Akuzohet se ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren në vendin e punës, gjykata lë në burg të riun
27 Nëntor, 12:02
-
Jemi në dimër/ Në Tiranë sot u shënua -1 gradë, dielli i lë pas vendin shiut! Nesër bora pritet të zbardhë malin e Dajtit
27 Nëntor, 11:39
-
Edhe Ferizaj në Paradën e 28 nëntorit, kryetari i Komunës, Aliu: Tok së bashku do të festojmë në Tiranën e shumëdashur nga të gjithë
26 Nëntor, 21:55
-
Halili, taksisti në Tiranë që i ktheu kuletën e humbur regjisorit të njohur! Historia frymëzuese
26 Nëntor, 18:17
-
Tentoi të korruptojë efektivët e Policisë Rrugore pasi u kap në gjendje të dehur, arrestohet shoferi në Tiranë
26 Nëntor, 13:24