Ka ndërruar jetë në spital emigranti shqiptar në Angli ndërsa prej disa ditësh ndodhej në luftë për jetën, për shkak të një tentative vetëvrasjeje në qendrën e mbajtjes të azil kërkuesve Brook House pranë aeroportit Gatwick.
Sipas “The Guardian” 37-vjeçari shqiptar, i arrestuar në Angli, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin East Surrey, në Redhill. Lajmi është konfirmuar ditën e sotme nga Home Office.
Bëhet fjalë për një 37- vjeçar me origjinë nga Librazhdi i cili kishte mbërritur në Angli një vit më parë me gomone.
Emigranti shqiptar prej ditësh mbahej në këtë qendër emigrantësh me qëllim dëbimin nga Anglia. Ai është gjetur më shumë se një javë më parë në dhomë i varur me çarçafë, nga shoku i dhomës. Besohet se një depresion i mundshëm e çoi në tentativën e vetëvrasjes shqiptarin që ishte marrë nga oficerët e emigracionit në banesën ku jetonte në Londër.
Au u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Policia, mjeku ligjor dhe avokati kanë nisur hetimet.
Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se edhe një tjetër shqiptar ka tentuar të vrasë veten në kampin e emigrantëve të paligjshëm. Pas tentativës për vetëvrasje, shqiptari i dytë u deportua në Atdhe, por u rikthye në mënyrë të menjëhershme në Angli pas një sfide ligjore nga avokati i tij, i cili aplikoi për anulimin e urdhrit të tij të dëbimit.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sylvinho tur në Evropë, ndjek në stadium sulmuesin e Kombëtares
26 Janar, 15:12
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Botërori 2026/ Pak orë nga dalja në treg, shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen Angli - Shqipëri
21 Janar, 20:21
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu
12 Janar, 10:18
-
VIDEO/ ‘Predhë’ nga distanca, Rocco Vata shënon supergol në Angli
10 Janar, 10:36
-
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa
10 Janar, 08:43
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Hesapet’ me drejtësinë greke, boksieri shqiptar Florian Marku arrestohet sërish në Londër! Pritet ekstradimi
9 Janar, 17:44
-
Angli/ 14 vjeçari qëllohet për vdekje me thikë në autobus! Policia nis hetimet (VIDEO+FOTO)
7 Janar, 19:47
-
Media britanike ‘nxin’ emigrantët shqiptarë: Të parët në listën e krimeve, lënë pas afganët dhe irakianët
6 Janar, 14:19