DURRËS- Një 45 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike.
Pasi u ndalua për kontroll në lagjen nr. 8, Durrës, 45 vjeçari me iniciale G. T., në momentin që konstatoi Policinë tentoi të largohej, por u kap dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe 3 aparate celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".