Policia e Elbasanit ka ndaluar 38-vjeçarin, Thanas Thoma, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe “Shkatërrimi i pronës me eksploziv, mbetur në tentativë”.
 
Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”,ndërsa Gjykata e Apelit Durrës me vendim penal ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”
 
Njoftimi i plotë i policisë 

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit:
 
* Thanas Thoma, 38 vjeç banues në Elbasan
 
Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Apelit Durrës me vendim penal më datë 14.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe “Shkatërrimi i pronës me eksploziv, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 278/1, 152 dhe 22 të Kodit Penal.
 
Ndaj shtetasit të lartpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 11.08.2017 kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”

Redaksia Online
A.Dr/Shqpitarja.com