VIDEO/ Tentoi t'i vinte flakën kushërinjve të gruas, plagosi shitësin e mori në peng taksistin, 45-vjeçari i 'çmendurisë' së Kavajës kyç gojën para hetuesve! Shfaq shenja destabiliteti mendor

Hetuesit e Policisë së Kavajës e kanë akoma të paqartë arsyen e nisjes së debatit mes Astrit Pukamekës dhe dy të afërmve të ish-bashkëshortes, ngjarje që kaloi deri në absurd në tentativën për t’i djegur pasi i spërkati me naftë. Pas kësaj, Pukameka nisi një zinxhir të gjatë krimesh që prodhuan dy të plagosur. Ai nuk tregoi arsyet e konfliktit gjatë marrjes në pyetje, ndërsa ka shfaqur luhatje që bënë hetuesit të dyshojnë mbi shëndetin e tij mendor. Për këtë arsye pritet ekzaminim i plotë i tij shëndetësor gjatë fazës së hetimit. Grupi hetimor dyshon se konflikti fillestar nisi si pasojë e një konflikti të çastit, ndërkohë që është vërtetuar se autori nuk ka qenë i dehur.

Por, çfarë ndodhi të mërkurën në Kavajë?

Fillimisht Astrit Pukameka u konfliktua me dy të afërmit e ish-bashkëshortes në rrugën dytësore në afërsi të mbikalimit të Kavajës. 45-vjeçari i spërkati me naftë të dy, duke tentuar t’i djegë, po nuk ia doli dot.

Nga aty, Pukameka është zhvendosur në një dyqan në afërsi dhe u konfliktua me shitësin e Bardhyl Petja. Gjatë konfliktit Petjan e qëlloi me thikë dhe doli përjashta.

Në afërsi të dyqanit, nën kërcënimin e të njëjtës thikë që plagosi shitësin, Pukameka mori peng taksistin Arjan Shau dhe e urdhëroi të nisej në drejtim të Rrogozhinës. Sapo arritën në afërsi të fshatit Lekaj, Arjan Shau tentoi të devijojë makinën duke u future në parkimin e një pike karburanti. Në këtë moment 45-vjeçari e ka qëlluar me thikë duke e lënë Shaun të plagosur.

Pasi plagosjes së dytë në pak minuta, Pukameka doli nga makina, u afrua tek vendqëndrimi i punonjësit të karburantit dhe i mori xhiron ditore të parave, shumë prej 120.000 lekësh. Pas mbërritjes së shërbimeve të policisë, Astrit Pukameka kërcënoi se do të digjte karburantin, por është ndërhyrja e efektivëve ka qenë e shpejt dhe u neutralizua.

45-vjeçari, në një hark kohor shumë të shkurtër është autor i disa ngjarjeve të rënda dhe akuzohet për gjashtë vepra penale, kanosja, plagosje të rëndë me dashje, plagosje të lehtë me dashje, vjedhje me dhunë, heqje të paligjshme të lirisë dhe prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta. Prokuroria e Kavajës pritet të kërkoj caktimin e masës “arrest në burg” për 45-vjeçarin.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:26
Report Tv siguron videon, momenti kur 45-vjeçari kërcënon se do i vërë flakën karburantit! Policia ndërhyn në kohë

 

Report Tv ka siguruar videon nga momenti kur  Astrit Pukameka kërcënon se do të djeg karburantin, por është ndërhyrja e efektivëve ka qenë e shpejt dhe u neutralizua. Në pamje duket edhe momenti kur ai është vënë në prangat e Uniformave të Policisë.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT