Një akt trishtues tentoi të bënte të shtunën një taksist në Tiranë, i cili me një shishe benzinë tentoi të vetëdigjej përpara godinës së kryeministrisë. Sipas policisë taksisti që tëntoi të vetëflijohej ishte një 39-vjeçar, të cilit i ishte hequr patenta dhe në kushte të rënduara psikologjike ndërmori këtë akt, që nuk u finalizua për shkak të ndërhyrjes së forcave të gardës.

Nga hulumtimet rezulton se taksisti është shumë i njohur në Tiranë. Bëhet fjalë për Uljan Kolgjegja, i cili dallohet për taksinë e veçantë, me të cilën jo vetëm që kryen shërbim, por përcjellë edhe mesazhe qoftë edhe politike.

Gjithsesi shumë kush mund ta kujtojë atë për tatuazhin në krah të prezantues Marina Vjollca e cila nuk nguroi ta takonte taksistin në fjalë. Jo vetëm kaq, por Kolgjegjja në pjesën e zemrës ka një tjetër tatuazh, këtë herë të Sali Berishës, ish-kryeministrit të Shqipërisë.

39-vjeçari nuk ka përzemër vetëm politikanët shqiptarë dhe kjo dallohet qartësisht në pjesën e prapme të makinës së tij që shërben si taksi. Aty ai mban një flamur amerikan me foton e Donald Trump, presidentit të Amerikës.