Fermerët e Lushnjes, Fierit, Beratit, Kuçovës dhe Divjakës nën drejtimin e Sindikatës zhvilluan sot një protestë në rrethrrotullimin e Savrës kundër qeverisë, pasi sipas tyre nuk ka marrë në konsideratë asnjë nga kërkesat e tyre. Protesta është shoqëruar edhe me tension dhe shtyrje me policinë, pasi fermerët tentuan të bllokojnë autostradën për disa minuta.
Të bashkuar fermerët kërkuan edhe një herë plotësimin e pesë kërkesave të tyre tashmë të kanalizuara nëpërmjet sindikatës së fermerëve të bashkuar. Në fund fermerët në mënyre simbolike hodhën në rrugë produktet e tyre si qumësht, lakrat, qepët preshtë dhe luleshtrydhe.
Fshatarë !
Përgjigju