Drogë me postë. Kjo është forma më e re që kanë gjetur disa transportues për dërguar drogën jashtë kufijve, tentativë kjo e cila ka dështuar.

Burime për Report TV bëjnë me dije se rreth 775 gr kanabis ishte përgatitur të dërgohej me postë drejt Italisë.  

Por droga është zbuluar gjatë skanimit të pakove postare e cila ishte ndarë në dy zarfe të ndryshme.

Mësohet se nuk janë identifikuar ende autorët të cilët kanë nisur pakon. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)