DURRES- Një 31-vjeçar është ndaluar ditën e djeshme nga policia e qytetit të Durrësit, pasi ka tentuar të djegë ish-bashkëshorten e tij.
Efektivët e forcave të rendit arrestuan në flagrancë shtetasin Sokol Halili, lindur në Rrëshen e banues në Durrës, pasi dje ky shtetas në lagjen nr. 14 të këtij qyteti ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, si dhe ka tentuar të djegë me benzinë ish-bashkëshorten e tij, shtetasen A.Z., 32 vjeçe.
Burime pranë policisë sqarojnë se ish-bashkëshortja e tij, e cila punon si parukiere është divorcuar kohë më parë nga burri i saj.
Ndërkohë që ditën e djeshme Halili ka shkuar në parukerinë ku aktualisht punonte A.Z., pasi e ka rrahur në mënyrë brutale e ka lyer me benzinë.
Policia është njoftuar nga një prej klienteve të parukerisë dhe ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar një krim të mundshëm.
Materialet proceduriale për veprën penale të “Dhunës në familje” iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com