Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të premtje në autostradën Tiranë-Durrës.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Shën Vlashit, kur një këmbësor ka tentuar të kalojë autostradën, por është përplasur nga një automjet. 

Përplasja ka qenë fatale për viktimën i cili është ende i paidentifikuar, ndërsa mësohet se i përket seksit mashkull, rreth moshës 40-vjeç. 

Policia shoqëroi drejtuesen e mjetit, T.H. 23 vjeçe, banuese në Durrës,  Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

[gallery]19982[/gallery]
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.12.2016, rreth orës 19:00, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti tip Wolsvagen, me targa DR 5189 E, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, me pasojë vdekje.

Viktima është i seksit mashkull dhe po punohet për identifikimin e tij.

Drejtuesia e mjetit është shtetësia T.H. 23 vjeçe, banuese në Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com