Një 33 vjeçar me iniciale GJ.K është arrestuar në flagrancë nga policia. Ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 32 vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
‘Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. K., 33 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me dhunë me një 32 vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.’- njofton policia.