Tentuan të trafikonin drogë drejt Greqisë vihen në pranga 4 persona në Kapshticë (VIDEO)

Policia e Tiranës në bashkëpunim me policinë e pikës kufitare Kapshtisë në Korçë kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lugina”.

Në kuadër të këtij operacioni anti-drogë të koduar “Lugina” policia ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas pasi po tentonin që të trafikonin 10 kg drogë. Konkretisht është vënë në pranga Agustin Selimi (Gjoka), Pëllumb Lekaj, Manol Xhamija, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim”.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe Lorenc Docin, 24 vjeç, për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim, "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e municionit luftarak".   

Në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, vëllai i shtetasit Pëllumb Lekaj (i arrestuar).

Këta shtetas, në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapshticë dhe ato të Frontex-it, në vendin e quajtur "Lugina e Refugjatëve”, kanë hedhur në tokë 2 çanta shpine, brenda të cilave kishte një sasi prej 10 kg lëndë të dyshuar kanabis, të cilën këta shtetas po tentonin ta trafikonin në drejtim të Greqisë.    

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Lorenc Docin, u gjetën dhe u sekuestruan një krehër pistolete, fara kanabisi, fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në gota, si dhe mjete të ndryshme që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.  

Punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Droga e sekuestruar

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion