SHKODER- Një tjetër grup klandestinësh nga Siria dhe Eritrea është ndaluar mbrëmjen e djeshme. 26 klandestinët janë ndaluar pranë pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër, teksa tentonin të kalonin drejt Malit të Zi, Bosnjës, Kroacisë, e në drejtim të vendeve të tjera të BE-së.
Klandestinët, të cilët kishin hyrë në vendin tonë nga Greqia në Gjirokastër, janë pikasur nga një pikë e fshehtë kontrolli në Han të Hotit, rreth 2000 metra larg në sajë të mjeteve optike.
Gjatë ditëve të fundit, në vendin tonë janë ndaluar edhe grupe të tjera klandestinësh, të cilët hyjnë nga Greqi, me synim për të kaluar më pas drejt vendeve fqinje.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com