24 orë pas tentativës për të grabitur banesën e një biznesmeni në Shkodër, policia ka shoqëruar në komisariat 8 persona që dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen.
Pas marrjes në pyetje 8 të shoqëruarit nuk kanë dhënë ndonjë detaj me rëndësim për grupin hetimor.
Po ashtu efektivët e policisë kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë, për të bërë të mundur identifimin e personave që janë ngjitur në pallat disa minuta para raportimit të ngjarjes.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe pjesëtarët e familjes Rrashketa, ndërsa këto të fundit kanë raportuar se në banesën e tyre nuk është prekur asgjë, pasi grabitësit nuk kanë arritur të thyejnë derën.
Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar sallën operative se 4 persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë brenda shtëpisë së një biznesmeni në lagjen "Partizani" në 4 katin e katërt te një pallati.
Por në momentin që grabitësit nuk kanë mundur të thyejnë derën, janë larguar përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje. Me të mbërritur efektivët e policisë forca të shumta të policisë dhe FNSH-së kanë rrethuar zonën për disa minuta dhe kanë hyrë brenda banesës, duke thyer bravën e derës, pasi kanë menduar se grabitësit ishin fshehur në banesën e Sabah Rrashketës, gjë që ka rezultuar e pavërtete.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com