Tentuan të vidhnin,por kapen nga
policia i’u gjendet edhe armë zjarri

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar që të vjedhin një gomë të një automjeti dhe në tentativë për t’u larguar janë pikasur nga forcat e policisë.

Pas kësaj, policia në automjetin e tyre kanë gjetur e sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, me një krëhër me 7 copë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Menjëherë në pranga janë vënë: Eduart Zira 30 vjeç, Enea Zira, 19 vjeç, Kujtim Leka, 25 vjeç dhe Ilir Uka  45 vjeç.

Arma e zjarrit u gjet në automjetin tip Jeep me targa AA 795 DX dhe i përket drejtuesit të mjetit, shtetasit Eduart Zira.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.