KAPSHTICË-Dy persona janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar me Greqinë, pasi tentuan që të trafikojnë drejt vendit fqinj 1 kg e 28 gr lëndë kokainë. Të arrestuarit janë drejtuesi i makinës tip "Mercedes-Benz" me drejtues I. F. 40 vjeç dhe pasagjer Bledar Haxhin 49 vjeç, që iu gjet droga, të dy banues në Korçë.

Policia thekson se goditja e rastit të trafikut u bë në bazë të analizës së riskut dhe shkëmbimit të informacioneve. Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në makinën tip 'Benz", punonjësit e Policisë Kufitare kanë vijuar me kontrollin fizik ndaj dy personave.

Si rezultat i kontrollit fizik, 49-vjeçari Bledar Haxhi iu gjet e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë narkotike kokainë me peshë 1028.2 gr, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Policia vijon hetimet për të zbuluar rrjetin e plotë të trafikut të drogës. Bledar Haxhi është një emër i njohur për policinë e Korçës, pasi është arrestuar edhe në 2016 së bashku me 6 persona të tjerë për shpërndarje kokaine.

Kokaina e sekuestruar ne Kapshtice