Korçë, shpërndanin kokainë
e kanabis, 7 persona në pranga

Korçë, shpërndanin kokainë<br />e kanabis, 7 persona në pranga
Policia e Korçës ka arrestuar 7 persona ndërsa dy të tjerë po procedohen penalisht nën akuzën e "prodhimit dhe shpërndarjes së narkotikëve". Sipas policisë të arrestuarit shpërndanin lënë narkotike në qytetin e Korçës.

Gjatë operacionit të koduar "Radanceci", policia ka sekuestruar një sasi kokakine, kanabis sattiva dhe municione.

Të arrestuarit sipas policisë së Korçës janë: Vëllezërit Islajd Shalcanj, 27 vjeç, Arjan Shalcanj, 22 vjeç, Maril Pano, 26 vjeç, Bledar Haxhi, 35 vjeç, Naumand Cico, 25 vjeç, Astrit Shalcanj, 55 vjeç, (xhaxhai i dy vëllezërve) Mikel  Shalcanj, 22 vjeç, (djali i tij), të gjithë banues në Korçë. Ndërsa të proceduarit në gjendje të lirë: Dh.Gj, 21 vjeç, banues në fshatin Boboshticëdhe J.M, 29 vjeç, banues në Korçë.

Tashmë mbi personat e arrestuar rëndojnë akuzat për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, si  edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim  të shtetasit Mikel Shalcanj.

makinat korce

makinat korce

makinat korce
 Foto të tjera..

Lënda narkotike e sekuestruar:
322  gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
9 gram bimë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
1 peshore elektronike.
2 fishekë të kalibrit 9 mm.
Një sasi kartëmonedhash prej 210 Euro dhe 40.500 lekë të reja.
5 (pesë) automjete të markave të ndryshme me targat:
- TR 0010U tip “Mercedes-Benz”
-AA606IO tip “BMË” model X-5
- AA252MG tip “Ëolsvagen “ Pasat
-KO7699B tip “Mercedes-Benz”
-AA 712IF tip “BMË”
12 aparatë celularë.
1 kompjuter dhe 1 Lap Top.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar