Dy zarfe me drogë janë tentuar të dërgohen me postë nga Shqipëria drejtë Italisë, metodë e cila ka rezultuar e pasuksesshme.
 
K.SH dhe K.B, kanë dërguar nëpërmjet agjencisë doganore Filiali Qëndror Tranzit-Posta Shqiptare lëndën narkotike.
 
Rreth 505, 6 gramë kanabis ishte përgatitur të dërgohej me postë drejt Italisë, sasi kjo që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
 
Droga u zbulua gjatë skanimit të pakove postare e cila ishte ndarë në dy zarfe të ndryshme.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com