Sekuestrohen mbi 30 mijë euro dhe një automjet në Kakavijë! Procedohen 4 persona, mes tyre dy grekë dhe një italian

Sekuestrohen mbi 30 mijë euro dhe një automjet në Kakavijë! Procedohen 4 persona, mes tyre dy grekë dhe një italian

KAKAVIJË- Katër persona kanë tentuar që të fusin përmes pikës kufitare në Kakavijë një shumë të konsiderueshme parash dhe mjete motorike.

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll një automjet i markës “Nissan”, me drejtues 37 vjeçarin italian me iniciale A. B., banues në Napoli, Itali. Ky automjet ka rezultuar i vjedhur në Itali dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Ndërsa një 46 vjeçari grek me iniciale A. D., banues në Argos të Greqisë, i janë gjetur të fshehura 20200 euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore.

Po në dalje të Republikës së Shqipërisë është përzgjedhur për kontroll të detajuar 30 vjeçari grek me iniciale A. D., banues në Agros, të cilit gjatë kontrollit në sendet personale i janë gjetur të fshehura 10400 euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore.

Po kështu, krahas këtyre rasteve, është proceduar penalisht dhe është ndëshkuar administrativisht për shkelje të ligjit për Kontrollin Kufitar, 33 vjeçari me iniciale J. T., banues në Lezhë, i cili, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe është konfliktuar me drejtuesin e një autobusi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe një shtetas italian për trafikim të automjeteve.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës