Arben dhe Anisa Hoxhaj, burrë e grua që tentuan të vidhnin argjendarinë në Shkodër duke përdorur një anti-djers si armë të ftohë, janë lënë sot në masën e sigurisë 'burg pa afat'.
Ndërkohë Report Tv ka siguruar edhe videon e momentit kur çifti futen në argjendari dhe tentojnë ta grabisin. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë shihet gruaja teksa nxjerrë anti-djersën dhe ja drejton pronarëve të argjendarisë, e më pas tentojnë të marrin florinjtë që ishin mbi banak. Ata kanë hasur menjëherë me rezistencën e pronarëve duke u përleshur me ta.
Çifti duket se bënin një jetë të mirë, ku në fotot e tyre shihen teksa pozojnë me shishe shampanje në duar, ndërsa mbajnë orë 'Rolex'.
Ngjarja u regjistrua më 27 janar, teksa çifti i bashkëshortëve u arrestuan menjëherë pas ngjarjes.