Tentuan të kalonin lumin me makinë dhe i mori rryma, rrezikuan të mbyten 4 turistë në Maliq! Shpëtohen nga zjarrfikësit

Korçë- Tentuan të kalonin lumin në afërsi të fshatit Plovisht, në Maliq, por 4 turistët hungarez mbetën mes tij. Ishin zjarrfikësit e Maliqit që kanë mundur të nxjerrin nga lumi të katër turistët, fatmirësisht pa lëndime. Sipas informacioneve paraprake ata kërkonin të kalonin lumin me makinë, por për shkak të thellësisë kanë mbetur brenda.

Janë 4 makina makina gjithsej, rreth 10 turistë. Të parët që janë futur në lumin Devoll ka qenë makina e 4 turistëve të cilët i ka marrë rryma për 10-15 metra dhe rrezikuan jetën. Banorët e zonës kanë lajmëruar policinë, ku bashkë me zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe me kavo kanë bërë të mundur sigurimin e makinës që të mos e merrte rryma e lumit. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Shefi i zjarrfikëses Maliq, Sadik Halili tha se ato po rrezikonin seriozisht jetën, ndërkohë që ndërhyrja në kohë bëri të mundur shpëtimin e tyre.

‘Jemi njoftuar për një rast ku një mjet me 4 turistë brenda duke kërkuar për të kaluar nga një anë e bregut drejt anës tjetër të lumit Devoll, ka mbetur në mes të lumit. Në kushte të tilla rrezikonin seriozisht jetën e tyre 4 turistët, ndërkohë që edhe dy mjete të tjera po bëheshin gati për të kaluar lumin Devoll. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së tyre. Të 4 turistët me ambulancë janë dërguar drejt spitalit të Maliqit, pa probleme për shëndetin e tyre. Në një periudhë si kjo, me reshje të shumta , lumi i Devollit është shumë i rrezikshëm aq më tepër për ata drejtues mjetesh që nuk e njohin terrenin.’- tha ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin