Tentuan të manipulonin dëshminë e Luftar Reçit, Apeli i GJKKO lë në burg Gentian Goskovën dhe Elton Kosovën

Tentuan të manipulonin dëshminë e Luftar Reçit, Apeli i GJKKO lë në burg Gentian Goskovën dhe Elton Kosovën

Gjykata e Apelit të posaçëm la në fuqi dënimet e dhëna më parë për Gentian Goskovën dhe Ervis Kosovën të akuzuar për tentativën e korruptimit të dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçi. Shkalla e dytë vendosi lënien në fuqi të dënimit me 3 vite e 6 muaj burg për Gentian Goskovën dhe 2 vite e 4 muaj burg Ervis Kosovën.

Goskova i njohur edhe si “Reqi i Korçës” dhe bashkëpunëtori i tij Ervis Kosova janë shpallur fajtorë për veprën penale “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK ata kanë tentuar të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe disa personave të tjerë të akuzuar si të përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.

Kujtojmë se më herët është bërë me dije se ka pasur një plan për eleminimin fizik të Reçit. Sipas hetimeve të prokurorit Altin Dumani, nëse Reçi nuk tërhiqte dëshminë kundrejt pagesës atëherë me 100 mijë euro ai do të helmohej nga gardianët e burgut nëpërmjet ushqimit. Eleminimi i Reçit sipas SPAK do të kryej me agjentë helmues që do të futeshin nga jashtë burgut nëpërmjet një polici, kundrejt shpërblimit prej 100 mijë eurosh.

Por ky plan disa javor ka dështuar pasi SPAK ka mundur të sigurojë informacion, ndërsa polici që do të përfshihej në këtë skemë, ka rrëfyer detajet e këtij plani duke u bërë bashkëpunëtori i dytë i drejtësisë.

Pas kësaj situate SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë ndërmarrë masa të shtuara për sigurinë e jetës së Reçit, duke e veçuar nga të burgosurit e tjerë, ndërsa ushqimet do t’i kontrollohen para çdo vakti. Po ashtu burgjet kanë ndaluar futjen e çdo sendi në qelinë e Reçit, teksa në vijim do të kontrollohet nga 3 oficerë policie.

Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi. Mes të pandehurve të cilët implikohen nga dëshmia e Luftar Reçit janë: Viktor Bajraktari (Imeraj),  Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi  dhe vetë Luftar Reçi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi