Tentuan të trafikonin 2.6 ton kanabis drejt Malit të Zi, arrestohet një 32-vjeçar i shpallur në kërkim
Lënda narkotike e sekuestruar më 3 nëntor
Një 32-vjeçar, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i tentativës për të trafikuar 2.6 ton kanabis drejt Malit të Zi, është arrestuar nga policia.
Policia ka vendosur në pranga 32-vjeçarin me iniciale E.P., banues në lagjen Yrshek, Katund i Ri në Tiranë i cili dyshohet se ka ndihmuar Ervis Çallikun për kalimin e ngarkesës së kanabisit në Malin e Zi e me destinacion vendet e BE-së.
Ky është personi i katërt i arrestuar në kuadër të operacionit të koduar "Bozhaj" së bashku me drejtuesin e kamionit, Ervis Çallikut, Arlind Tabakut si dhe biznesmenit nga Lushnja Përparim Shurdhi.
Sasia e lëndës narkotike është kapur më 3 nëntor në Podgoricë të Malit të Zi dhe dyshohet se kishte destinacion Gjermaninë. Ajo kishte hyrë në Shqipëri nga Kapshtica e më pas kishte kaluar në Mal të Zi përmes Hanit të Hotit.
Në pranga ra drejtuesi i Kamionit, Ervis Çalliku, 42 vjeç banues në Durrës. Kamioni, mësohet se ishte ngarkuar në një magazinë në Lushnje në pronësi të 41-vjeçarit Përparim Shurdhit, ky i fundit i arrestuar.
Ndërkohë, së bashku me të ka rënë në pranga dhe Arlind Tabaku 36 vjeç. Shurdhi dhe Tabaku, të dy banues në Lushnje, për policinë janë persona të përfshirë drejtpërdrejtë në trafikun e drogës dhe për këtë sipas uniformave blu ka prova të shumta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Kamioni kishte një afat 11 orësh për të qëndruar tranzit në Shqipëri dhe se linja e lëvizjes së tij në Shqipëri ishte me segment direkt Kapshticë-Hani i Hotit në Shkodër. Por nga verifikimet e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se kamioni, është kthyer për disa orë në Lushnjë dhe pikërisht në këtë magazinë, besohet se është ngarkuar me hashash.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
7.4%
-
Pak
11.1%
-
Aspak
81.5%
Vota total: 27
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Antidroga e Tiranës sekuestron 60 kg kanabis, 2 në pranga, 2 në kërkim! Droga me 6 thasë u gjet në makinë! Do shitej 1200 euro kg në Kamëz (EMRAT+VIDEO)
23 Janar, 08:50
-
Opozita malazeze bllokon seancën e Kuvendit dhe miratimin e buxhetit
21 Janar, 14:19
-
I dënuar në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari
20 Janar, 09:48
-
Komisionerja e BE-së për Zgjerim: Mali i Zi i pari në radhë për anëtarësim! Opozita të mos pengojë reformat
17 Janar, 15:31
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Durrës/ Po i jepte makinës i dehur dhe tentoi të korruptonte efektvin e rrugores, arestohet 59-vjeçari në zonën e Plepave (EMRI)
15 Janar, 11:46
-
Bulqizë/ Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar!
14 Janar, 16:08
-
Komisionerja për zgjerimin Marta Kos viziton Tiranën në shkurt: Përmirësimi i Shqipërisë, shembull dhe për Serbinë, synohet mbyllja e negociatave deri në 2027
14 Janar, 13:11
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun, zbardh rolin në grupin që mbushi Italinë me kokainë nga Amerika e Jugut! Ishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 15:28
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
Po klani duka pse nuk del te kjo ngarkesa qe u kap.kush i mbuloi???
PërgjigjuLerini mor njerezit rehat ,,,cfare eshte marijuana ,,,njesoj si duhani,,po sikur dikush te marre gjethet e rrapit ,ti grije dhe ti pije si duhan,,c'fare do brni do i denoni keta njerez,,,legalixojeni marijuanen dhe cmimi behet si cmimi i spinaqit....l
Përgjigju