Tentuan të vjedhin një makinë në Fushë-Krujë, polici duke vënë gjoba pikas dy të rinjtë dhe i arreston

Tentuan të vjedhin një makinë në Fushë-Krujë, polici duke vënë gjoba pikas dy të rinjtë dhe i arreston

Foto ilustruese

Dy të rinj janë arrestuar në Fushë-Krujë, në tentativë për të vjedhur një makinë. Në pranga kanë rënë Igli Sulejmanasi dhe Enxhi Moçi te dy banues ne Kamëz. Dy të rinjtë janë pikasur në afërsi te gjimnazit të Fushë-Krujës kur janë futur në një makinë.

Në momentin që pronari i makinës ka zbritur dhe është larguar pasi ka menduar se e ka mbyllur makinën me pult, dy të rinjtë janë futur në të. Por, plani i tyre ka dështuar pasi njëri prej punonjësve të patrullës së policisë rrugore e cila ndodhej aty pranë duke vënë gjoba për automjetet e parkuara gabim i ka parë levizjet e dy të rinjve dhe më pas u ka bërë thirrje që të ndalojnë.

Sapo kanë parë policin të rinjtë kanë tentuar të largohen por janë bllokuar në kohë rekord nga punonjësit e rrugores të cilët kanë bërë arrestimin e tyre në flagrance. Ky grup i cili mendohet te jetë me i madh se 2 persona dyshohet se  ka kryer një sërë vjedhjesh dhe në Durrës, Tiranë e qytete të tjera me këtë metodë e cila mendohet të jetë importuar nga Rumania,

"Përdornin bllokues valësh në momentin e mbylljes së mjetit dhe tentuan të vidhnin para brënda në mjet, por u pikasën nga Policia dhe u vunë në pranga 2 shtetas. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestuan në flagrancë shtetasit E. H.(M)., 26 vjeç dhe I. S., 24 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi në Fushë Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin një shumë lekësh brënda automjetit në pronësi të shtetasit K. Xh., duke përdorur një bllokues valësh në momentin e mbylljes së mjetit, por janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilët kanë bërë kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e tyre në ambientet e Policisë", thotë policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë