KORÇË-Dy të rinj janë arrestuar pas 7 muajsh në kërkim nga policia për tentativë vrasje. Të arrestuarit janë Fatjon Like dhe Ervis Rapi.
Ata akuzohen se në 15 shtator në lagjen nr. 17 në bashkëpunim me njëri-tjetrin qëlluan me armë zjarri pistoletë në drejtim të një personi me inicialet A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij. Shënjestra fatmirësisht shpëtoi.
Dy të rinjtë akuzohen për “vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.
Komento