VLORË- Një konflik i çastit mes të rinjve për pak ka përfunduar në mënyrë tragjike. Një 37-vjeçar dhe një i mitur, 17 vjeç pas nje debati në një parkim në lagjen "1 Maji" në Vlorë, kanë qëlluar me thikë një 29-vjeçar, me inicialet R. M.. Ndërkohë, si pasojë e sherrit ka mbetur i lënduar edhe një 25-vjeçar me inicialet K. K..
Nga sa mësohet, dy autoret E. M., 37 vjeç dhe i mituri S. M., 17 vjeç, të dy banues në Fier, pas kontrolit të Policisë iu gjet edhe një përforcues grushti si edhe iu sekuestrua automjeti i markës “Mistubishi të cilin 37-vjeçari e drejtonte në gjendje të dehur. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj tyre rëndojnë disa akuza.
"Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të shtetasit E. M., për veprat penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe në ngarkim të shtetasit S. M., për veprat penale, “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”", njofton Policia.