Fier-Babë e bir në Fier kanë tentuar që të vrasin me sëpatë një 58-vjeçar për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Shtyllas. Në pranga është vënë 63-vjeçari Pashuk Paluca, si edhe i biri 40-vjeçar Ndue Paluca, vetëm pak orë pasi u shpall në kërkim.
58-vjeçari Llesh Marku ka marrë disa plagë në kokë dhe shpatull, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Fierit. Sipas burimeve policore, djemtë e dy familjeve Paluca dhe Marku janë konfliktuar dy javë më parë për motive të dobëta, sherr që ka vazhduar edhe paraditen e së shtunës.
'Kapet duke tentuar të largohej për në shtetin Grek, autori tjetër i ngjarjes së ndodhur në fshatin Shtyllas, ku babë e bir tentuan të vrisnin shtetasin Llesh Marku. Pas disa orë kërkimesh të pandërprera, shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës.
![]()
Forcat operacionale të Komisariatit të Policisë Fier janë vënë në ndjekje të tij dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Ndue Paluca, 40 vjeç, në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit, me qëllim që të largohej për në Greqi. Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale "Vrasja me paramendim", e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë', njoftoi sot policia.
Dy familjet jetojnë prej vitesh në këtë fshat të ish-internuarish të ardhur nga Kukësi e Puka. Ndaj 63-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale veprën penale "Vrasje me paramendim", e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.
Komente













Keni ardhur prej vitesh ne Fier,respektoni banoret e vendin ku jetoni,mos sillni me vete hakmarrjet e kanunet,lerini ne bjeshke.atje ku e kane vendin e ku duhet te vdesin e te zhduken!
PërgjigjuNga emri do jene minoritare!!
Përgjigju