-
Të harruar! Banorët e Shtyllasit në Fier 15 vite pa ujë, e mbushin 45 km larg!
Prej 15 vitesh banorët e Shtyllasit në Levan të Fierit nuk kanë rrjet ujësjellës. Ata thonë për REPORT TV se mbushin ujë të pijshëm 45 km larg, ndërsa për konsum kanë hapur puse në oborre. Ata thanë se pushteti lokal i ka diskriminuar pasi është investuar në zona të tjera dhe Shtyllasi është lënë në harresë
19 Janar, 19:30 -
Misteri 2500 vjeçar i tempullit antik të Shtyllasit
Kanë kaluar 2500 vjet që nga koha e ndërtimit, e megjithatë vitet nuk kanë mjaftuar për të zbuluar misterin se kujt perëndie i kushtohej tempulli antik i Shtyllasit në Fier, me vendodhje 1 km larg nga porta jugore e qytetit antik të Apolonisë. Arkeologë shqiptarë e gjermanë janë vënë në kërkim të historisë së tij. Shqetësimi më i madh për arkeologun Bashkim Lahi është se zbulimet mijra vjeçare nuk bëhen të vizitueshme për të apasionuarit pas historisë së lashtë.
15 Tetor 2022, 13:22