Dy persona hasën në rezistencë dhe u përballën me atë që nuk e prisnin gjatë një tentative vjedhje.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një polic në Chikago ishte në makinën e tij tip BMW kur 2 burra me kapuç i’u afruan dhe tentuan ti vidhnin mjetin e tij.

Ajo që ishte e papritur për burrat hajtutë ishte fakti se i zoti i makinës ishte një polic dhe kishte armën e shërbimit me vete.

Polici ka dalë menjëherë nga makina dhe ka qëlluar në drejtim të autorëve, të cilën u kundërpërgjigjen me të shtëna gjithashtu.

Me shpejtësi 2 burrat u larguan nga vendi i ngjarjes, dhe sipas mediave të huaja nga të shtënat me armë zjarri asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.