Tentuan të kalojnë kufirin, kapen 9 emigrantë të paligjshëm në Kapshticë  

Tentuan të kalojnë kufirin, kapen 9 emigrantë të paligjshëm në Kapshticë  

Foto ilustruese

Të paktën 9 emigrantë të paligjshëm të cilët tentuan të kalojnë kufirin janë ndaluar këtë të dielë në afërsi të pikës doganore të Kapshticës, në Korçë.

Mësohet se refugjatët e ndaluar ishin shtetas palestinezë dhe algjerianë dhe ata janë kapur në kufirin e gjelbër, në afërsi të fshatit Vishoticë.  Konkretisht mësohet se 5  prej emigrantëve i përkasin shtetësise palestineze dhe 4 algjeriane, ku 2 prej tyre kane qenë minorenë në moshë 17 vjeçare. Burime nga pika doganore e Kufirit të Kapshticës në Korçë bëjnë me dije se pas marrjes se deklaratave në Drejtorine e migracionit dhe kufirit, emigrantët janë nisur drejt qendrës se azilkërkuesve në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër