TEPELENE - Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit në Gjirokastër ka bllokuar për mungesë dokumentacioni rreth 315 kg mjaltë, gjatë një aksioni ‘blic’ të ndërmarrë në Parkun Natyror të Ujit të Ftohtë në Tepelenë.
Anës aksit nacional Gjirokastër-Tepelenë në këtë park natyror me dhjetëra shitës ambulantë, reklamojnë mjaltë të falsifikuar dhe të dëmshëm për shëndetin e njerëzve ku e shesin si brenda standardeve. Të gjendur përballë kësaj situate tepër alarmante dhe shokuese për vetë tregun, mëngjesin e sotëm një ekip i Task-Forcës së AKU, ka mbërritur në këtë zonë të mbipopulluar nga shitës ambulantë që shesin mjaltë fals dhe të dëmshëm për konsumatorin.
Vasi Qurku koordinator i sigurisë ushqimore në AKU, shprehet për A1 Report se mendohet që sasia të jetë më e madhe nga ajo çka raportuam sot, çka bën që në sitën e kontrollit edhe gjatë ditëve vijuese, të kalojnë të gjitha njësitë tregtare në këtë vend dhe kjo me qëllim që konsumatorëve, t’i ofrohet një produkt i sigurt.
Prej ditësh inspektorët e AKU i kanë intensifikuar kontrollet në subjekte të ndryshme për të garantuar cilësinë ushqimore. AKU premton të vazhdojë inspektimet në terren deri në zhdukjen e këtij produkti që prej vitesh tregtohet në këtë zonë.
Viktima të mjaltit të dëmshëm dhe të falsifikuar, janë në shumicën e rasteve, vizitorët e huaj apo vendas që tërhiqen nga pamja e mjaltit në kavanozat e qelqit teksa ndalojnë në parkun natyror, për të pirë ujë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com