TEPELENE - Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës për akuzën e zjarrvënies së qëllimshme. I arrestuari është shtetasi Ergest Mera, i datëlindjes 1989, lindur dhe banues në fshatin Zhapokikë të komunës Luftinjë të rrethit Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë për arsye se së në afërsi të lagjes tij në fshatin Zhapokike të komunës Luftinjë të rrethit Tepelenë, i ka vënë zjarrin kullotës më qëllim rigjenerimi e saj.

Zjarri, duke u favorizuar nga erërat e forta, është përhapur në disa drejtime duke përfshirë një sipërfaqe të madhe kullote me bar shkurre, ndërsa më pas ka rrethuar lagjen Mera.

Brenda pak minutash janë përfshirë në zjarr kopshtet e banesave të lagjes, kasollet e bagëtive, një banesë të vjetër të pa banuar, si dhe dy banesa të tjera të banuara.

Zjarrfikëset, punonjësit e shërbimit pyjor dhe banorët e zonës janë nisur menjëherë në vendin e ngjarjes në përpjekje për shuarjen e zjarreve.
(eb/Gre.M/Shqiptarja.com)