Tepelenë, banorët duan drejtësi
‘Becchetti’ u mbyll gojën

Tepelenë, banorët duan drejtësi<br />‘Becchetti’ u mbyll gojën
TEPELENE- Me ndryshimin e qeverive, po dalin në pah një numër i madh problemesh që lidhen me veprat e sektorit të enegjetikës dhe problemeve të vazhdueshme midis konçensionarëve të huaj dhe banorëve të zonave ku ata ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Pas protestave të banorëve të komunës së Zharrës, të cilët protestuan kundër kompanisë naftënxjerrëse “Bankers Petroleum”, që sipas tyre po u dëmtonte shtëpitë dhe mjedisin, kanë qenë banorët e fshatit të kalivaçit që kane protestuar kundër kompanisë “Becchetti”, e cila sipas tyre po u rrezikon jetën dhe nuk u ka dhënë pagesat. Ditët e fundit jugu i Shqipërisë ka qenë i përfshirë në protesta qytetarë, ku banorët kanë kërkuar të drejtat e tyre kundër veprimatrive, sipas tyre abuzive, të konçensionarëve të huaj.
 
Kalivaç
Banorët e fshatit Kalivaç kanë tubuar sërish mesditën e të hënës, përpara kompleksit të HEC-it, i cili është në ndërtim e sipër prej 10 viteve. Mes tubuesve kanë qenë edhe katër të arrestuarit e javës së kaluar nga policia, të cilët u akuzuan nga organi i akuzës, për tubim të paligjshëm dhe prishje të qetësisë publike. Vetë kryetari i fshatit Kalivaç, Perlat Zeneli shprehet mjaft i shqetësuar për zhvillimet në këtë zonë, ku firma koncesionare “Becchetti” nuk është treguar korrekte me pagesat e punëtorëve kryesisht banorë të Kalivaçit, si dhe mungesën e sigurisë në punë dhe sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore.

Arrestimi i disa ditëve më parë i kryeplakut dhe tre anëtarëve të tjerë të komunitetit të Kalivaçit ka qenë tërësisht i instrumentalizuar nga firma Bechetti, e cila ka interes mbylljen e gojës së tyre. Ish-punonjësit e HEC-it në ndërtim e sipër, për herë të parë zbulojnë detaje mjaft të rëndësishme, që kanë të bëjnë me mënyrën e operimit në procesin e punës në kantierin e veprës hidro-energjitike.

Sipas tyre, masat e sigurisë në punë kanë qenë tërësisht inekzistente, pa mjete mbrojtëse dhe aq më tepër pa asnjë lloj veshjeje, por gjithçka ka qenë jofunksionale. Veç kësaj, sipas tyre, punonjës të policisë private, të kontraktuar nga firma italiane, në dy raste kanë kanosur me armë zjarri ata punonjës që ngrinin zërin për kushtet e munguara teknike dhe pagat e prapambetura. Tubuesit kanë kërcënuar me grevë urie, nëse firma italiane nuk plotëson detyrimet që ka karshi tyre të cilat janë legjitime dhe plotësisht të realizueshme.
 
Shkrimi u publikua sot (10.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja