Bizneset e sapo krijuara të cilat janë duke përfituar fonde përmes “Mbështetjes të Sipërmarrjeve të reja Start-up” po shtojnë numrin e të punësuarve.
Nga viti 2015 deri më tani për këtë fond ka patur 48 aplikime prej të cilave kanë përfituar 23 dhe janë në proces shqyrtimi edhe 19 aplikime.
Për 2015-2016 vlera totale e këtij fondi është 14.000.000 lekë. Kompania MABUBA SH.P.K. në Tepelenë është një prej përfituesve nga skema e “Mbështetjes të Sipërmarrjeve të reja Start-up”.
Kjo kompani qep veshje për tregjet spanjolle, italiane, portugeze angleze dhe ato greke.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Milva Ekonomi, e shoqëruar nga deputetët Z.Fatmir Toçi dhe Z.Edmond Leka vizituan këtë kompani për të parë nga afër se si ky biznes është duke ecur.
Ministrja Ekonomi tha se “skema Start-up është një nga mbështetjet e vëna në dispozicion të biznesit nga qeveria, e cila ka filluar që nga viti 2015 dhe vazhdon. Përfitimi nga kjo skemë që merr biznesi lidhet me faktin se i mundëson një biznesi të ri më shumë shtrirje” . Këtu në Tepelenë theksoi Ekonomi në këtë biznes ku ne jemi sot, sipërmarrësi i kompanisë Mabuba përmes këtij fondi bleu disa makineri të reja për ta zgjeruar biznesin.
“Dua të theksoj diçka të rëndësishme se ky biznes erdhi si një eksperiencë e ngritur më parë në Greqi e më pas u transferua në Shqipëri. Ky është një fakt i rëndësishëm. AIDA që është mbështetëse përmes fondeve të biznesit, bën të mundur që këto biznese orientohen për të shkuar drejt produktit Made in Albania. Kjo realizohet përmes fondeve të tjera të mbështetëse në dispozicion të biznesit përmes AIDA” tha Ministrja Ekonomi.
Duke u ndalur tek punësimi Ministrja Ekonomi tha: “Nga ajo që pamë në këtë kompani dhe vlen për tu theksuar është trajnimi profesional një tjetër ekspansion që ndodh brenda ndërmarrjes, sepse një pjesë e zonjave që punojnë këtu dinë të përdorin makinat qepëse por një pjesë tjetër ka nevojë për disa kurse formimi fillestar dhe të avancuar në përdorimin më të mirë të makinave që janë kanë teknologji më të lartë të qepjes. Kjo ndihmë e jona përmes këtyre fondeve gjeneron punësim . Nga biseda që pata me sipërmarrësin e kësaj kompanie kuptova se mundësia për punësim ekziston përveç këtyre që janë të punësuar. Biznesi sot ka më shumë mundësi për të ofruar vende pune. Nga kjo kompani do të doja të ftoja të gjitha vajzat dhe zonjat e kësaj zone që mund të vinë e të shikojnë mundësinë e punësimit në këtë biznes”, deklaroi Ekonomi.
Lefter Papa sipërmarrësi kësaj kompanie shpjegoi se çfarë ndryshimi ka sjellë pikërisht përfitimi këtij fondi për biznesin që ai dhe bashkëshortja drejtojnë.
“Nga Fondi Start Up blemë 5 makineri të reja. Kjo na mundësoi të shtohej punësimi nga 25 punonjëse u shtuan edhe 7 të tjerë. Kjo bëri të qepim më shumë veshje për firmat për të cilat ne punojmë. Jemi të kënaqur pasi përveç përfitimit të fondit Start Up, kemi përfituar edhe nga fondi nxitjes së punësimit që ka bërë të mundur të kemi edhe 18 punonjëse të tjera. Kemi aplikuar edhe për një fond tjetër i cili do të na mundësoi që ne të prodhojmë me logon Made in Albania. Ky aplikim lidhet me fondin e Konkurueshmërisë pasi synimi ynë të prodhojmë për tregjet evropiane me Made in Albania. Kjo do të bëjë ta zgjerojmë aktivitetin tonë e si pasojë të kemi nevojë për shtimin e të punësuarve në këtë kompani”, u shpreh administrator Lefter Papa.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com