GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 14 klandestinë të huaj në pyllin e Ujit të Ftohtë në Tepelenë.
Sektori kundër trafiqeve të paligjshme nga Drejtoria e policisë së Gjirokastrës ka kapur në flagrancë 14 persona të huaj me shtetësi afrikane dhe siriane, ku 5 prej tyre ishin femra dhe 9 meshkuj të moshës nga 19 deri në 28 vjeç.
5 femra dhe 4 meshkuj janë nga Eritrea nga Afrika, ndërsa të tjetrët nga Siria.
Klandestinët shoqëroheshin nga dy shqiptarë nga Fieri për të shmangur postobllokun e policisë në Ujin e Ftohtë, por policia i ka pikasur duke bërë të mundur arrestimin e tyre.
Agjentët antitrafik vijojnë operacionin për kapjen e dy shqiptarëve që shoqëronin klandestinët, pasi janë larguar me shpejtësi në thellësi të pyllit , por që janë identifikuar nga policia.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com