U zhvillua sot në Mezhgoran të Tepelenës ceremonia për boshatisjen, pastrimin dhe çertifikimin e depove të municioneve. Në këto depo kanë qenë të magazinuar 938 tonë municione konvencionale dhe xheniere të kalibrave të ndryshëm.
Në këtë ceremoni morën pjesë zëvëndësministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, drejtues të Brigadës Logjistike dhe personalitete të tjera. Zv/ministri Spahiu u shpreh se është një bërë një punë e mirë për pastrimin e depove nga Brigada Logjistike, ku për një kohë të shkurtër janë lëvizur rreth 1.000 tonë municione.
“Demontimi i municioneve të tepërta po shkon drejt fundit, ndërkohë paralelisht me këtë proces po ecën edhe reduktimi i depove të municioneve. Gjatë gjithë këtij procesi nuk ka pasur asnjë incident dhe kjo falë profesionalizmit që ka treguar personeli i Forcave të Armatosura në zbatimin me rigorozitet të të gjitha rregullave teknike”, tha Spahiu.
Në këtë operacion u angazhua një pesonel me rreth 80 persona dhe u përdorën 25 mjete.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com