TEPELENE - Shtetasit nga lindja e mesme vazhdojnë ta konsiderojnë Shqipërinë një trampolinë për kalimin drejt vendeve të Evropës. Në orët e fundit, policia e Qarkut të Gjirokastrës ka ndaluar nëntë shtetas nga Siria dhe Algjeria të cilës kishin kaluar ilegalisht kufirin shqiptar.
Tre algjerianët e parë janë ndaluar në oborrin e banesës së shtetasit Loni Çuni, në lagjen “15 Shtatori” në Tepelenë. Ndaj këtij personi ka nisur një procedim penal për "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit".
Nga i njëjti grup klandestinësh janë zbuluar më pas edhe gjashtë shtetas të tjerë algjerianë dhe sirianë të fshehur poshtë një ure në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Sipas uniformave blu këta shtetas po prisnin automjetin për të udhëtuar drejt Tiranës.
Për t’ju shmangur postbllokut të Policisë në Ujin e Ftohtë Tepelenë klandestinët kishin kaluar me këmbë nëpërmjet Pyllit të Ujit të Ftohtë. Në muajt e fundit është vënë re shtimi i fluksit të klandestinëve që shfrytëzojnë këtë pjesë të territorit shqiptar për të hyrë në mënyrë të jashtëligjshme.
(d.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com