Tepelenë, AKU sekuestron 80 kg mjaltë fals, shoqërohen 2 tregtarë pasi kundërshtuan policinë

Drejtoria Rajonale e AKU Gjirokastёr nё bashkёpunim me Drejtorine e Policise sё Qarkut Gjirokaster, Sektori i Krimit Ekonomik dhe forcat policore Shqiponjat, nё vendin e quajtur "Uji i Ftohte", Tepelenё,  kanё kryer njё operacion tё pёrbashkёt pёr goditjen e aktivitetit tё paligjshёm tё tregetimit te produktit "Mjaltë" nga tregtare ambulante.

Janë sekuestruar rreth 80 kg mjaltë i pakontrolluar dhe pa certifikatë origjine.

Forcat policore kanë hasur kundërshti nga ana e tregtarëve dhe për këtë arsye janë shoqëruar 2 prej tyre drejt komisariatit.

Mjalti ishte i pakontrolluar, pa certifikate origjine, pa raport analiza dhe pa etiketa.Tregtohej nё në ambiente të hapura, në kushte të papërshtatëshme higjenike, të ekspozuara ndaj rrezeve tё diellit, ndotjeve dhe kushteve atmosferike.


(AKU dhe policia në aksion për sekuestrimin e mjaltit në Tepelenë)


(Mjalti fals i sekuestruar nga AKU dhe policia në Tepelenë)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhimi: 14/06/2018 15:07

    bravo policia,me ne fund ben dicka pozitive, te zhdukin keta ndyrsiea qe na kan shit gjith kohes sheqer dhe nuk e di se ckemi ngren,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!