TEPELENE - Pasditen e sotme, një zjarr masiv ka përfshirë pyjet mbi zonën industriale të qytetit të Tepelenës. Flakët kanë pushtuar rreth 10 hektarë pyjë të fshatit Turan në komunën Qendër - Tepelenë, ndërsa zjarrfikëset erdhën me shumë vonesë. Policia e Tepelës mbërriti herët në vendngjarje.

Dyshohet së zjarri është shkaktuar nga barinjtë e zonës me qëllim përfitimin e kullotave. Zjarri ndodhej larg godinave të banimit, por banorët e zonës dolën për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave të tyre.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)