TEPELENË - Një i vdekur dhe 7 të plagosur është bilanci I një aksidenti rrugor të regjistruar mesditën e sotme në Tepelenë ku një furgon me pasagjerë është përplasur me një kamion që transportonte inerte.
Mësohet se përplasja ka ndodhur poshtë rrugës së kalasë ku furgoni linjës Memaliaj-Tepelenë është përplasur me kamionin që drejtohej nga Hysen Mema.
Ky I fundit ka mbetur edhe viktime si dhe kanë mbetur të plagosur 7 persona të tjerë që ndodheshin në furgon mes të cilëve dhe drejtuesit i mjetit Ervin Selmani.
Mësohet se ky i fundit është në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt spitalit të traumës në kryeqytet, ndërsa 6 të tjerët në spitalin e Gjirokastrës.
Të plagosurit e tjerë në këtë aksident janë Klajdi Abazi Lirie Nathanaili, Edesa Kendella, Ilirjan Veizaj , Entela Veizaj, Suela Likometaj.
Këta të fundit janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur ne vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të kamionit, i cili mbeti edhe viktimë në këtë aksident.

FOTO
Redaksia Online
(a.h/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com