1758982126_vrasjaeitalianitnetepelene.jpg

Katër persona janë shoqëruar nga Policia për vrasjen e italianit Edoardo Sarchi në Tepelenë, i cili po administronte një fabrike të rëndësishme tullash në Tiranë, Tegola Edilcentro. Tre prej të shoqëruarve janë babai Eqerem Braçi, 2 djemtë e tij, Gazmend dhe Danjel. Ata duket se kishin lidhje me njëri-tjetrin. Jo vetëm njohje, por edhe në biznes, ku financierja e fabrikës që administronte italiani del edhe pika e lidhjes mes anëtarëve të familjes Braçi me italianin Sarchi.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, djali i Eqeremit, Gazmendi, ka në pronësi “Salaria Gaz”, me qendër në fshatin Salari të Tepelenës, aty ku ndodhi edhe vrasja e italianit. Gazmend Braçi është ortak në këtë biznes me Majlinda Tagën, e cila zotëron 50% të aksioneve.

Pika e lidhjes mes tyre duket se është pikërisht Taga, e cila po ashtu rezulton financiere e kompanisë së tullave që administronte italiani. 

Dokumenti që tregon se Majlinda Taga është financiere e kompanisë 'Tegola Edilcentro'

 

Kliko këtu për të lexuar të dhënat e kompanisë 'Saliaria Gaz'


Lajmi kryesor:

Mister vdekja e biznesmenit italian në Tepelenë, Braçët e ftuan në fshat për gjueti, u gjet në rrugë! Lihen të lirë 4 personat e shoqëruar (EMRAT+VIDEO)