'Tepelenë -Himarë për 1 orë', Rama inspekton punimet në aksin malor Gusmar-Kuç: Bletët i keni të mira, por dhe grerëzat nuk mbeten pas

Kryeministri Edi Rama ka vijuar inspektimet në qarkun e Vlorës dhe gjatë ditës së shtunë, duke u ndalur në 2 kantiere ndërtimi që janë dy segmente rrugore që do të lidhin për herë të parë në histori Tepelenën me bregdetin e Himarës. Ky aks rrugor do të ndihmojë në zhvillimin e zonës si për potencialin e saj turistik ashtu edhe për tregtarët e zonës për të shitur produktet e tyre që prodhojnë.  Kjo rrugë është një premtim i bërë për shumë dekada, por që vetëm sot u bë realiteti.

Aktualisht nga punimet është bërë pjesa me e rëndësishme e punimeve dhe janë ende dy ura, ndërsa në prill të 2021 kjo rrugë do të jetë ekzistuese që rastis me fillimin e sezonit të ri turistik vitin tjetër që do japë dhe një zhvillim të ri ekonomik. Tashmë nga Tepelena në Himarë do të kryhet për një orë.

Gjatë inspektimit kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Financave, Anila Denaj , kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli dhe deputeti Damian Gjiknuri dhe Alket Hyseni. Rama tha se është bërë një punë e jashtëzakonshme dhe se tashmë është një premtim i bërë realitet.

Rama: Është bërë një punë e jashtëzakonshme,  duhet të sistemojmë të gjitha inertet dhe anët e rrugëve të rehabilitohen.  Kjo është një zonë që shqiptarët nuk e njohin fare dhe turistët jo e jo pasi nuk ka qene e mundur.  Ka vite që jepen premtime për këtë rrugë, që në kohën e festave të Brigadës. Unë për brigadën nuk erdha, por erdha për rrugën. Do jetë një nga zonat më të mira për agro-turizmin. Këtu vihet në të gjitha stinët, ka turizëm dimëror dhe veror, nuk është njësoj si bregdeti.  Bletët i kanë të mira shumë këtu, por dhe grerëzat i kanë në nivelin më të lartë.

Denaj: Kjo rrugë do i sjell fshatit jo vetëm zhvillimin e turizmit, por dhe atë të shitjes dhe prodhimit të produkteve bio. Para viteve 1990 ky fshat ka pasur konvikt dhe shkollë të mesme ka pasur një jetë të konsiderueshme, sot kanë mbetur vetëm gjyshërit. Të shpresojmë që këto investimet ata që kanë ikur në emigracion të vijnë dhe të investojnë këtu.

Në 2 kantieret e reja mes Maleve të Labërisë, njëri segmenti i tretë i rrugës së lumit të Vlorës dhe tjetri aksi i ri malor Gusmar-Kuç, që do të lidhë Tepelenën me bregun e Himarës, bëjnë realitet një ëndërr të moçme. Investimi do të nis një ekonomie të re rurale, ku natyra, historia, prodhimet bio dhe mikpritja tradicionale, kthehen në motorët e zhvillimit të agro-turizmit me një ofertë sensacionale.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Renato Bega: 03/05/2020 12:36

    Veper madheshtore.As e kishin enderuar ndonjehere

    Përgjigju
  • dulja: 03/05/2020 06:00

    bravo..bravo vetem puno se te vlerson populli me vote ne 21

    Përgjigju
  • Baxhuli: 02/05/2020 18:43

    Rrugën për në Kuç bëje të gjerë.Jo si bulevardi ne Vlorë.

    Përgjigju
    • Kucioti: 03/05/2020 12:24

      Normal. Do futet autobuzi per se gjeri. Te tere ne vend te par me Ramen perkrah

  • Bolena: 02/05/2020 17:29

    PAC Uraten o Z.KryeMinister,do te thoshte Gjyshja ime..,Ra'hmet paste"!Je ne.1!

    Përgjigju
    • Sali Berisha: 03/05/2020 11:59

      Rruge, rruge, rruge! Apo te ka ikur memoria?!

  • Rahman Gashi: 02/05/2020 16:53

    Jepi o gjigand coje Vloren ku I takon vetem nje cik me shpejt vella se ngelem rrugeve ne emigracion. Sa me shpejt beje qe te kthehemi ne shpi

    Përgjigju
  • Inspektori: 02/05/2020 16:40

    Keto informacion eshte mire te degjohen nga ministria e infrastructures dhe jo nga nje piktor abstraksionist

    Përgjigju
    • lavdosh: 02/05/2020 18:16

      Po pse keshte Inspektori? A mos valle eshte me mire per nje shqupist/rrumpallist

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja