Tepelenë, punëtorët e Kalivaçit
sërish në protesta ndaj Becchetti-t
Punëtorët e HEC-it të Kalivaçit në Tepelenë kanë tubuar sërish sot në protestë ndaj firmës "Becchetti".(Në foto: Protesta e punëtorëve në Tepelenë)
TEPELENË - Banorët e fshatit Kalivaç kanë tubuar sërish mesditën e të hënës, përpara kompleksit të veprës energjitike, e cila është ndërtim e sipër prej dhjetë viteve. Mes tubuesve kanë qenë edhe katër të arrestuarit e javës së kaluar nga policia, të cilët u akuzuan nga organi i akuzës, për tubim të paligjshëm dhe prishje të qetësisë publike.
Vetë kryetari i fshatit Kalivaç, Perlat Zeneli shprehet mjaft i shqetësuar për zhvillimet e këtushme, ku firma koncesionare “Becchetti” nuk është treguar korrekte me pagesat e punëtorëve kryesisht banorë të Kalivaçit, si dhe mungesën e sigurisë në punë dhe sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore.
Arrestimi i disa ditëve më parë i kryeplakut dhe tre anëtarëve të tjerë të komunitetit të Kalivaçit ka qenë tërësisht i instrumentalizuar nga firma Bechetti, e cila ka interes mbylljen e gojës së tyre.
(Foto: Protesta e banorëve në Kalivaç)Ish-punonjësit e H/C në ndërtim e sipër për herë të parë zbulojnë detaje mjaft të rëndësishme, që kanë të bëjnë me mënyrën e operimit në procesin e punës në kantierin e veprës hidro-energjitike. Sipas tyre, masat e sigurisë në punë kanë qenë tërësisht inekzistente, pa mjete mbrojtëse dhe aq më tepër pa asnjë lloj veshjeje, por gjithçka ka qenë jofunksionale.
Veç kësaj, sipas tyre, punonjës të policisë private, të kontraktuar nga firma italiane, në dy raste kanë kanosur me armë zjarri ata punonjës që ngrinin zërin për kushtet e munguara teknike dhe pagat e prapambetura. Tubuesit kanë kërcënuar me grevë urie, nëse firma italiane nuk plotëson detyrimet që ka karshi tyre të cilat janë legjitime dhe plotësisht të realizueshme.
Vlera e përgjithshme e H/C të Kalivaçit llogaritet në 75 milionë euro dhe sipas kontratës së konçesionit, firma konçesionare italiane Becchetti s.p.a duhet ta ndërtojë veprën brenda 4 vjetëve, ndërkohë që afati, është tejkaluar me 7 vite dhe po prek të tetin.
Punimet e për ndërtimin e HEC të Kalivaçit startuan në vitin 2004 dhe sipas kontratës duhet të përfundonin në 2008, mirëpo kanë kaluar plot 10 vjet nga prerja e shiritit të fillimit të punimeve prej ish-kryeministrit Fatos Nano dhe deri më sot është kryer vetëm 30% e volumit të punimeve.
Redaksia online
(ac/mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, punohet për ti hapur (VIDEO)
25 Dhjetor, 22:32
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30
-
Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni
25 Dhjetor, 22:29
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor, 22:18
-
Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh
25 Dhjetor, 22:12
-
Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:11
-
Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë
25 Dhjetor, 21:59
-
Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së
25 Dhjetor, 21:51
-
Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje
25 Dhjetor, 21:49
-
Çfarë blemë dhe çfarë shitëm me vendet partnere? Eksportet me rënie gjatë 11-mujorit! Luhaten importet
25 Dhjetor, 21:48