TEPELENË – Është zgjuar me të shtëna armësh qyteti i Tepelenës.

Si pasojë e një sherri të rinjsh për motive banale, njëri prej tyre, 20-vjeçari, Sparti Goshi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi disa bashkëmoshatarë të tij.

Policia ka ndërhyrë në kohë, duke arrestuar autorin. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Në vendngjarje u sekuestruan gëzhojat e pistoletës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)