Tepelenë, s'pagoi një faturë telefoni
37-vjeçari e përplas me makinë

TEPELENE - Një 37-vjeçar nga qyteti i Tepelenës është vënë në pranga pasi ka tentuar të vrasë duke e përplasur me makinë një 22-vjeçar, pasi ky i fundit nuk kishte paguar një faturë të një numri me kontratë.

Rreth orës 22:50 të mbrëmjes së djeshme nga ana e Specialistëve të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Neritan Beja, i datëlindjes 1975, 37 vjeç lindur dhe banues në Tepelenë.

37-vjeçari është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj shtetasti Redinjel Abazi, 20 vjeç për motive të dobëta. 20-vjeçari nuk kishte paguar një faturë të celurait të një numri me kontratë prej 9 mijë lekë të reja kur kishte qenë në punë tek një nga kompanitë celulare.

“Pas ndërhyrjes së shokëve të tyre këta shtetas janë larguar, por pas gjysëm ore shtetasi Neritan Beja duke lëvizur me automjetin e tij tip Benx me targa AA 356 ET në pronësi të tij ka parë në rrugë që po ecte në këmbë shtetasin Redinjal Abazi dhe ka tentuar ta vrasë duke e përplasur me automjet.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së qarkut të Gjirokastrës.

Si pasojë e përplasjes shtetasi Redinjal Abazi ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Gjirokastër .

Grupi hetimor në vendngjarje ka kryer veprimet e para hetimore dhe ka bërë sekuestrimin e automjetit si provë materiale .

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, vepër jo e parashikuar nga neni 76 e 22 të Kodit Penal.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra