TEPELENË- Një sherr mes barinjve ka ndodhur në Tepelenë në në malin e fshatit Matohasanaj, ku njëri prej tyre ka qëlluar edhe me armë zjarri.

Shkak për sherrin mes dy barinjve është bërë një konflikt për motive të dobëta, ku më pas 30-vjeçari Blerim Luzi ka qëlluar me pushkë 59-vjeçarin Sokrat Zeraj.

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes, ndërsa 59-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.