Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë (rreth orës 13:40) në fshatin në fshatin Majkosh, Tepelenë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate.

Sipas informacioneve paraprake shpërthimi ka ndodhur në kasollen e 28-vjeçarit. 

Të lënduarit Xhulio Salaj, 28-vjeç dhe Lisien Shehu, 34-vjeç banues në Memaliaj kanë pësuar djegie në trup dhe në fytyrë.

Fillimisht ata janë dërguar në spitalin e Tepelenës nga banorët e fshatit, por për shkak të dëmtimeve dy të rinjtë po transportohen drejt Traumës për mjekim të specializuar.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, teksa priten specialistë për të kryer hetimet e nevojshme për të zbuluar rrethanat e plota.

"Rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj.

Shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njoftoi sot policia.