TEPELENE – Një person u arrestua dje në mesnatë në flagrancë nga policia e qarkut Gjirokastër për zjarrvënie të qëllimshme, duke rrezikuar përhapjen në lagjen Mera të fshatit Zhapokikë në Tepelenë.
Bëhet fjalë për shtetasin Luan Mera, i cili rreth orës 17:00 të ditës së djeshme i vuri flakën kullotës me qëllim rigjenerimin e saj.
Zjarrvënia ndodhi në afërsi të lagjes “Mera” të fshatit Zhapokikë të komunës Luftinjë të rrethit Tepelenë, ku dhe banon 54 vjeçari Mera, ndërsa si pasojë e erës së fortë zjarri ka dalë nga kontrolli duke u përhapur në një sipërfaqe të madhe.
Për pasojë u dogjën dy hektarë pyll e kullotë, si dhe rreth 50 rrënjë ullinj shumëvjeçar.
Gjithashtu si pasojë e erës së fortë zjarri ka rrezikuar lagjen Mera të fshatit Zhapokikë, por nga ndërhyrja e forcave të policisë të Komisariatit të Policisë Tepelenë, si dhe të banorëve të fshatit pasi zjarrfikësja nuk hynte dot për mungesë rruge, u bë i mundur izolimi i zjarrit duke shpëtuar banesat dhe kopshtet e banorëve si dhe të shpëtojnë pjesën tjetër të sipërfaqes së mbjellë me ullinj.
Ky është i katërti rast që policia e qarkut të Gjirokastrës arreston në flagrancë zjarrëvënës.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com