Tepelenë-Një shtëpi në Memaliaj është shkrumbuar këtë të hënë nga një zjarr i cili edhe mund të ishte parandaluar. Report Tv mëson se bëhet fjalë për shtëpinë e Ramadan Beqiri, që gjendet në lagjen nr.1 të qytetit.
Zjarri, i cili është shkaktuar nga djegia e prizës treshe me të cilën furnizohej me energji lavatriçja, ka shkrumbuar të gjitha pajisjet e shtëpisë,por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Reparti zjarrfikës i Tepelenës, i cili ka ardhur 60 minuta me vonesë, është njoftuar nga zonja e shtëpisë, menjëherë pasi ka parë shkëndijën e zjarrit të rënë. Zjarrfikësja në fjalë ka përshkruar 7 km rrugë për një orë, ndërkohë që, po të kishte ardhur më shpejt do të kishte patur mundësi të shuante flakët e zjarrit.